Suplemente Dietike te Tjera
Botanikë Terranova të thara me ngrirje, gama me fermentim, kërpudha, pudrat Super-Shake dhe Life Drink, si dhe formulime të tjera me ushqime integrale.
Botanikët e tharë me ngrirje
Produktet në këtë kategori përmbajnë 100% vetëm materiale të freskëta botanike të thara me ngrirje (fresh-freeze-dried), ushqime integrale, shumë nga të cilat janë çertifikuar organike. Në fakt, profili biokimik i bimës me këtë metodë (fresh-freeze-dried) është pothuajse i njëjtë me profilin e bimës së freskët, por në përqëndrim më të lartë, për shkak të largimit të përmbajtjes ujore nga bima. Shumica e botanikëve Terranova furnizohen nga Eclectic Institute Organic Herb Farm në Oregon, SHBA.
Te Evergreen janë Ginkgo Leaf 500mg, Milk Thistle 500mg, Cranberry 300mg dhe Turmeric & Ginger, të gjitha të liofilizuara, si dhe Bitter Melon 500mg.
Gama me fermentim
Një faktor dallues i gamës me fermentim Terranova është përdorimi i shtameve mikrobiale specifike për çdo produkt (ndryshe nga aplikimi universal i një bakteri, myku apo mediatori fermentues). Rezultati përfundimtar do të jetë një ingredient botanik i transformuar dukshëm, tepër aktiv që do të sigurojë një gamë me përmbajtje biokimike me qëndrueshmëri të lartë nga batch-i në batch.
Te Evergreen janë Fermented Ashwagandha Fermanolide™, Fermented Black Garlic FBG22™, Fermented Kombucha Fermbucha™ dhe Fermented Mushroom Complex.
Kërpudhat
Brenda gamës Terranova ka dy variante produktesh me përmbajtje kërpudhash: spektri i gjerë, me tharje me ngrirje të materialeve të freskëta, dhe fermente të kulturave micelare, të thara me ngrirje. Terranova është një nga të paktat marka në botë që përdor këto dy lloje ingredientësh të veçantë kërpudhash.
Super-Shakes dhe Life Drink
Përzierjet e pudrave Super-Shake Terranova ofrojnë ushqime integrale me sinergjizëm intensiv sipas nevojave të stilit të jetesës moderne. Çdo Super-Shake ndan disa nga ingredientët më të fuqishëm me të tjerët - si psh. aktivët e krundeve të orizit, enzima digjestive dhe probiotikë.
Me përmbajtje të botanikëve të thara me ngrirje, ushqime të paprocesuara dhe aktivë të tjerë natyrale, Life Drink ofron një gamë shumë të gjerë me fitonutrientë, proteina, enzima, mikroflora, acide yndyrore esenciale, fibra dhe akoma më shumë. Life Drink shtohet në smoothies apo super bowls, në qumësht (bajame, oriz, tërshërë) dhe në supë, sallatë apo ushqime të tjera që nuk janë të nxehta.











