Kërko
Portal B2B i dedikuar për partnerët tanë:Evergreen Albania
Terranova Nutrition

Terranova Nutrition

Themeluar më 2008, TERRANOVA Synergistic Nutrition është kompani fituese e shumë çmimeve prestigjoze në fushën e nutraceutikëve me një gamë të gjerë me mbi 100 produkte të ndryshme nutraceutikë dhe botanikë. Formuluar dhe prodhuar në Britani, TERRANOVA është ndër të vetmet kompani prodhuese në shkallë të gjerë të suplementeve që nuk përdor mbushës, lidhës dhe shtesa të tjera sintetike.

Rreth markës →

Gama Terranova te Evergreen në katër kategori: Vitamina dhe Minerale, Formulime Specialiteti, Suplemente dietike të tjera dhe NextGen.

Katër kategoritë

  • Vitamina dhe Minerale — multivitamina, vitamina të veçanta dhe minerale.
  • Formulime Specialiteti — formulime ku shumë produkte kombinojnë botanikët, ushqimet integrale dhe ingredientët nutraceutikë, si dhe produktet e traktit digjestiv.
  • Suplemente dietike të tjera — botanikë të thara me ngrirje, gama me fermentim, kërpudha, pudrat Super-Shake dhe Life Drink.
  • NextGen — formulime me forma BioSNEDS™ të përbërësve aktivë.

Për sportistët

Megjithëse Terranova nuk është një markë e fokusuar në nutricionin e sporteve, shumë kampionë nga mbarë bota zgjedhin si të preferuar për performancë suplementet nutraceutike Terranova. Për arsye se Terranova është 100% pa aditivë, atletët dhe të tjerë që marrin një numër të lartë të suplementeve do t’a vlerësojnë tejet avantazhues pastërtinë e produkteve Terranova.

Për fëmijët

Terranova Green Child është gama e suplementeve ushqimore për fëmijë nga mosha 4-12 vjeç. Për të garantuar dozat e sakta produkte Green Child janë në formën e minikapsulave- këto kapsula hapen dhe përmbajtja shtohet në lëngje, smooth-e, jogurt apo në ushqime, pije të ftohta apo në temperaturë ambienti. Kapsula mund të gëlltitet nëse fëmija është i aftë të gëlltisë.