Portal B2B i dedikuar për partnerët tanë:Evergreen Albania
Terranova Nutrition

Terranova Nutrition

Themeluar më 2008, TERRANOVA Synergistic Nutrition është kompani fituese e shumë çmimeve prestigjoze në fushën e nutraceutikëve me një gamë të gjerë me mbi 100 produkte të ndryshme nutraceutikë dhe botanikë. Formuluar dhe prodhuar në Britani, TERRANOVA është ndër të vetmet kompani prodhuese në shkallë të gjerë të suplementeve që nuk përdor mbushës, lidhës dhe shtesa të tjera sintetike.

SHIJONI UDHËTIMIN

Themeluar më 2008, TERRANOVA Synergistic Nutrition është kompani fituese e shumë çmimeve prestigjoze në fushën e nutraceutikëve me një gamë të gjerë me mbi 100 produkte të ndryshme nutraceutikë dhe botanikë.

Formuluar dhe prodhuar në Britani, TERRANOVA është ndër të vetmet kompani prodhuese në shkallë të gjerë të suplementeve që nuk përdor mbushës, lidhës dhe shtesa të tjera sintetike. Gjithashtu TERRANOVA është një ndër të paktat kompani që është 100% e përshtatshme për veganët.

Koncepti formulues i TERRANOVA është shkencërisht i avancuar, ndërsa në të njëjtën kohë ushqehet dhe bazohet në parimet holistike. Kjo qasje e veçantë ofron formulime nutraceutike dhe botanike me efekte sinergjike të larta që janë tepër efikase, në balancë, të pajtueshme me organizmin dhe që përmbajnë vetëm ingredientë aktivë.

Filozofia e TERRANOVA mishëron ushqyerjen, shërimin dhe mirëqënien e plotë të organizmit.

Mirësevini tek suplementet e së ardhmes.

SUPLEMENTE PURO PA INGREDIENTË TË PANEVOJSHËM

Pjesa dërrmuese e suplementeve në botë përmbajnë ingredientë inaktivë, që mund të jenë mbushësa, lidhësa, disintegrantë dhe agjentë veshës (njihen si eksipientë). Duke marrë parasysh që suplementet veprojnë vetëm në sajë të ingredientëve aktivë, TERRANOVA është ndër të paktat kompani të suplementeve në botë që shmang totalisht shtimin e lëndëve inaktive.

Shmangia e aditivëve lejon aktivitetin dhe sinergjizmin mes vitaminave, mineraleve, fitonutrientëve, enzimat e bimës dhe komponentë të tjerë të ndërveprojnë ngushtë dhe intensivisht mes tyre.

Të gjitha produktet TERRANOVA janë në kapsula vegjetariane 2 llojesh, forma e lëngët dhe pluhur, ndryshe nga tabletat që kërkojnë disa mbushësa, lidhësa dhe aditivë të tjerë që nevojiten në procesin e prodhimit.

PA mbushësa, lidhësa dhe agjentë rrjedhës

PA disintegrantë, lubrifikantë apo agjentë veshës

PA ngjyrues, aromatizues apo ëmbëlsues

Vetëm ingredientë AKTIVË.

ARSYEJA PSE EKSIPIENTËT GJENDEN NË SHUMË SUPLEMENTE – POR JO TEK TERRANOVA

Përfshirja e aditivëve gjatë fabrikimit të suplementeve e bën procesin më të lehtë, më efiçent, më pak të kushtueshëm dhe më fitimprurës krahasuar me procesin kur nuk shtohen aditivë. Megjithatë, shtimi i aditivëve inaktivë gjatë fabrikimit është në kundërshtim të standarteve TERRANOVA në lidhje me integritetin dhe pastërtinë e produktit. Ne jemi tepër të bindur që shmangia e aditivëve gjatë fabrikimit do të rezultojë me rritjen e aktivitetit dhe sinergjisë mes vitaminave, mineraleve, fitonutrientëve, enzimave të bimëve dhe ingredientëve të tjerë në formulimet tona.

Vendimi ynë që të shmangim totalisht përdorimin e aditivëve inaktivë në prodhim thekson angazhimin tonë maksimal drejt cilësisë, të cilën e vendosim mbi fitimet tona dhe mbi lehtësirat e fabrikimit

TERRANOVA -100% INGREDIENTË AKTIVË... ABSOLUTISHT PA ADITIVË

INGREDIENTË 100% VEGAN

TERRANOVA është një ndër të paktët prodhues në shkallë të gjerë të suplementeve në botë që ofron 100% vegan-pajtueshmëri për produktet e saj.

Kërkesa për produkte që plotësojnë kritere dhe vlera etike të dietës vegane dhe stilit të jetesës vazhdojnë të rriten. Tek TERRANOVA, kemi vënë re që shumë konsumatorë kërkojnë produkte vegjetariane apo vegane ndoshta për arsye etike/religjoze apo për shak të mbindjeshmërisë nga nënproduktet e qumështit. Si rrjedhojë, ne jemi të vendosur që marka jonë të plotësojë këto kërkesa. Pjesëtarët e skuadrës tonë janë jashtëzakonisht krenarë për faktin se selektimi i ingredientëve na lejojnë të plotësojmë nevojat për ata që duan produkte vegjetariane apo vegane, pa aditivë ku mund të zgjedhësh mes një gamë të gjerë formulimesh nutraceutike dhe botanike.

Tek TERRANOVA, ne jemi përherë të angazhuar të krijojmë një “strehë të sigurt” për veganët, vegjetarianët dhe çdo individ që ndjek një dietë vegan dhe stil jetese. Ne nuk po ndjekim një trend... përdorimi i ingredientëve vegan ka qenë gjithmonë politika jonë.

INGREDIENTË NON-GMO

TERRANOVA tregon shumë kujdes të garantojë cilësinë më të lartë të lëndëve të para të cilat janë gjithashtu non-GMO (jo-organizma të modifikuara gjenetikisht). Si një kompani Britanike që aktivitetin kryesor e ushtron në Bashkimin Europian, ne kemi një rregullore strikte në fuqi në lidhje me ingredientët non-GMO që prej krijimit të kompanisë më 2008.

Të gjithë furnitorët tanë të lëndëve të para pa përjashtim duhet të pajtohen me kushtet tona non-GMO para se të pranohen. Të gjitha batch-et e lëndëve të para duhet të shoqërohen me çertifikatën a analizës dhe deklaratë konformiteti që konfirmojnë që ato nuk janë përftuar nga burime GMO.

RËNDËSIA E SINERGJIZMIT NË NUTRICION

Për të përftuar më të mirën nga suplementet është e nevojshme të arrihet një gjendje sinergjizmi domethënëse në organizëm. Sinergjia ndodh kur ndërveprimi ndërmjet ingredientëve prodhon efekte që janë më të mëdha sesa efekti i secilit ingredient në veçanti. Për të përftuar një efekt optimal, çdo vitaminë, mineral apo nutrient tjetër duhet të përthithet mirë, të shpërndahet, të metabolizohet dhe të veprojë, duhet të marrë pjesë në një sërë ndërveprimesh sinergjike me sistemet enzimatike, ko-faktorë, nutrientë të tjerë, etj. Sidoqoftë, për shkak të faktorëve gjenetikë, dieta, stili i jetesës, gjinia, mosha dhe ndikimi emocional, aftësia e organizmit të zhvillojë një nivel të lartë sinergjizmi, efikasiteti i suplementeve mund të ndryshojë nga një individ tek tjetri.

Së fundmi, mjedisi i brendshëm i organizmit të dikton se sa efikas do të jetë një suplement- dhe ky fakt ka qenë forca shtytëse në zhvillimin e çdo produkti TERRANOVA.

MAGNIFOOD NUTRICIONI SINERGJIK

Ingredientët kryesorë tek suplementet TERRANOVA nuk janë vetëm nutraceutikët (si psh. mineralet e veçuara dhe vitaminat). Çdo produkt TERRANOVA që përmban vitamina apo minerale gjithashtu përmban kompleksin e tij specifik me veti sinergjike të ingredientëve herbalë që quhet MAGNIFOOD.

Ingredientët MAGNIFOOD kombinohen në mënyrë të atillë që të ndihmojnë mjedisin biokimik që të arrijë maksimumin e efektit të vitaminave, mineraleve apo nutrientëve të tjerë në organizëm. Një pjesë e madhe e bimëve që përdoren në MAGNIFOOD janë të freskëta, të thara-të ngrira. Një ndër dallimet kryesore të markës është që MAGNIFOOD ka në përbërje bimë të freskëta, të thara me ngrirje njëlloj si bimët e sapo-këputura, por me avantazhin që përqëndrimi në bimë është njëlloj në ekuilibër dhe proporcion si në natyrë. Superushqimet e freskëta, të thara me ngrirje e ruajnë virtualisht 100% të komponentëve kimikë që bima përmbante e freskët- edhe në rastet e enzimave me ndjeshmëri të lartë.

Prandaj MAGNIFOOD shfaq cilësi unike tek produktet tona dhe është dizenjuar specifikisht për të rritur absorbimin, biovlefshmërinë, përdorimin, aktivitetin, stabilitetin, funksionin dhe efektin e nutrientëve të produktit.

MAGNIFOOD nuk është domosdoshmërisht ushqim bazë -në fakt, gati çdo MAGNIFOOD COMPLEX përfaqëson më shumë sesa 50% të peshës së gjithë ingredientëve në produkt (dhe në shumë produkte, më shumë se 90%).

MAGNIFOOD ËSHTË DIZENJUAR PËR:

  1. Përmirëson përthithjen, biovlefshmërinë, përdorimin, aktivitetin, stabilitetin, funksionin dhe efektin e nutrientëve të produktit.
  2. Furnizon me enzima sinergjike dhe ko-faktorë tepër të rëndësishëm për përdorimin dhe funksionet e nutrientëve të produktit.
  3. Furnizon me një gamë të gjerë të fitonutrientëve të cilët rrisin funksionet dhe/ose aplikimet e produktit.
  4. Furnizon me ingredientë të cilët rrisin përmbajtjen në tërë të vitaminave, mineraleve dhe nutrientëve të tjerë të produktit.
  5. Mbron ingredientët nga dëmtimi oksidativ dhe ndihmon në stabilitetin dhe aktivitetin e nutrientëve të produktit.

ERA E RE E FERMENTIMIT

Ne jemi jashtëzakonisht krenarë të shtojmë një gamë të re produktesh me fermentim markës TERRANOVA. Ne kemi qenë gjithmonë të angazhuar të përdorim teknologji që ndihmojnë organizmin të përdorë nutrientët dhe komponentët e bimëve me efikasitet, dhe fermentimi është në sinkroni të plotë me këtë angazhim.

Edhe pse fermentimi i ushqimeve ka ekzistuar qysh prej antikitetit, inovacioni i ushqimeve të fermentuara në suplementet nutricionale është revolucionar.

Fokusi ynë është tek fermentimi super i specializuar, i avancuar shkencërisht që zbërthen fuqinë kuruese dhe vetitë ushqyese të bimëve dhe ushqimeve të paprocesuara në njëfarë mënyre, dhe në njëfarë mase, atë që trupi nuk ka mundësi t’a arrijë vetë.

Mes avantazheve të shumta të fermentimit përfshihen biovlefshmëria e lartë, tretshmëria dhe aktiviteti antioksidant.