Kërko
Portal B2B i dedikuar për partnerët tanë:Evergreen Albania

Vitamina dhe Minerale

Multivitamina, vitamina të veçanta dhe minerale Terranova, të gjitha me aktivitet sinergjik të lartë kur kombinohen me ushqimet integrale dhe botanike.

Multivitaminat

Një formulim gjithëpërfshirës me multivitamina dhe minerale është baza ideale ku mund të ndërtohet një program i mirë wellness. Terranova ofron formulime të ndryshme sipas nevojave dhe preferencave të stilit të jetesës. Gama e multivitaminave Terranova jo vetëm që ofron vitamina dhe minerale esenciale, por ofron gjithashtu një gamë të gjerë nutrientësh ndihmës së bashku me kompleksin sinergjik të ushqimeve të paprocesuara dhe botanike. Ashtu si me të gjitha produktet e tjera Terranova, multivitaminat Terranova janë 100% pa aditivë dhe 100% vegan.

Te Evergreen gama përfshin Living Multivitamin WOMAN, MAN dhe SPORT, Living Multinutrient, Full-Spectrum Multivitamin dhe Prenatal Multivitamin.

Vitaminat

Edhe pse nevoja e një individi për vitamina mund të plotësohet më së miri nga përdorimi i një multivitamine, ka raste kur individëve u duhen vitamina të veçanta apo kombinime të specializuara të vitaminave të caktuara. Terranova ofron një gamë të gjerë formulimesh të vitaminave të ndryshme- dhe të gjitha kanë aktivitet sinergjik të lartë kur kombinohen me ushqimet integrale dhe botanike.

Mineralet

Të marrësh sasinë e duhur të mineraleve është po aq e rëndësishme për ruajtjen e shëndetit sa marrja e vitaminave. Terranova ofron një gamë të gjerë produktesh me minerale të ndryshme- dhe të gjitha kanë aktivitet sinergjik të lartë kur kombinohen me ushqimet integrale, botanike dhe formulime të ngjashme që kanë për qëllim përmirësimin e funksionit dhe përthithjes së mineraleve.

Për fëmijët

Terranova Green Child është gama e suplementeve ushqimore për fëmijë nga mosha 4-12 vjeç; te kjo kategori është Green Child Vitamin D3 400iu.