Kërko
Portal B2B i dedikuar për partnerët tanë:Evergreen Albania

Kujdesi i Flokut

Shampo Himalaya 400 ml të pasuruara me proteina natyrale soje dhe gruri, në variante për volum, riparim, rënien e flokëve dhe zbokthin.

Çfarë përmban

Shampot Himalaya janë të pasuruara me proteina natyrale soje dhe gruri, që u japin flokëve ushqimin që u duhet.

Flokët përbëhen nga keratina, e cila është proteinë. Proteinat bimore të sojës dhe të grurit i ngjajnë keratinës dhe ndihmojnë në ushqimin dhe forcimin e flokëve. Kompleksi fitoproteinik ka proteina soje të hidrolizuara, për depërtim më të mirë te rrënjët, dhe proteina gruri të kuaternizuara, për rimbushjen e flokëve të dëmtuar.

Variantet

  • Volume & Thickness — me vaj kokosi, për flokë të sheshtë e pa volum.
  • Repair & Regenerate — me vaj argani, për flokë të dëmtuar.
  • Anti-Hair Fall — me vaj ricini dhe kafeinë, për rënien e flokëve nga këputja.
  • Anti-Dandruff Soothing & Moisturising — me pemë çaji dhe aloe vera, kundër zbokthit, për një skalp të qetë dhe të hidratuar.

Gama përfshin edhe shampot Anti-Dandruff GC, Smooth & Silky dhe Softness & Shine.